Kushtet e shërbimit

Duke përdorur funksionet e bisedës nga Google ("Shërbimi"), ti pranon të zbatosh Kushtet e shërbimit të Google, Politikën e privatësisë së Google, si dhe këto kushte shtesë (së bashku “Kushtet e shërbimit”). Funksionet e bisedës funksionojnë me numrat e telefonit, kështu që mund të kalojnë nëpërmjet ofruesve të tjerë të shërbimit për të arritur ata numra telefoni. Ti pranon se kontaktet e tua mund të kontrollohen herë pas here për aftësitë e funksioneve të bisedës për të ofruar "Shërbimin". Google mund të shkëmbejë herë pas here informacionet e tua të pajisjes, duke përfshirë identifikuesit e pajisjes ose informacione të kartës SIM, me operatorin tënd celular për të verifikuar numrin tënd të telefonit dhe për të ofruar "Shërbimin". Këto "Kushte shërbimi" nuk zbatohen për funksionet dhe shërbimet e ofruara nga operatori yt celular (p.sh. telefonatat dhe mesazhet nga operatori celular, duke përfshirë mesazhet SMS/MMS/etj.). Mund ta ndërpresësh përdorimin tënd të "Shërbimit" duke e çaktivizuar atë te cilësimet e aplikacionit tënd të mesazheve.

Shërbimi ofrohet nga Jibe Mobile, Inc., një filial i Google LLC.