Kushtet e shërbimit për bisedën RCS

Duke përdorur bisedën RCS nga Google, ti pranon "Kushtet e shërbimit" të Google, "Politikën e privatësisë" të Google dhe këto kushte të bisedës RCS (së bashku "Kushtet e shërbimit"). Biseda RCS të lejon t'u dërgosh mesazhe të tjerëve në numrat e tyre të telefonit, kështu që mesazhet do të kalojnë përmes Google dhe në disa raste, përmes ofruesve të tjerë të shërbimit (si p.sh. operatorëve celularë ose aplikacioneve të tjera të mesazheve) për të arritur tek ata numra telefoni. Ti pranon që pajisja jote dhe pajisjet e kontakteve të tua mund të kontrollohen herë pas here për aftësitë e RCS për t'u siguruar që mund të marrësh biseda RCS. Google mund të shkëmbejë herë pas here informacionin e pajisjes sate (duke përfshirë identifikuesit e pajisjes ose informacionin për kartën SIM) me operatorin tënd celular për të verifikuar numrin tënd të telefonit (mund të zbatohen tarifat për mesazhe SMS) dhe për të ofruar bisedën RCS. Mund të të shkaktohen tarifat për të dhënat në lidhje me përdorimin e bisedës RCS. Këto "Kushte shërbimi" nuk zbatohen për asnjë veçori dhe shërbim të ofruar nga operatori yt celular (si p.sh. telefonatat dhe mesazhet përmes operatorit celular, duke përfshirë mesazhet SMS dhe MMS). Mund ta ndërpresësh përdorimin tënd të bisedës RCS duke çaktivizuar këtë cilësim te "Mesazhet" nga Google.

Biseda RCS ofrohet dhe kontrata për të është me Jibe Mobile, Inc. që ndodhet në 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043 USA. Nëse prefiksi i shtetit të numrit tënd të telefonit është nga Zona Ekonomike Evropiane ose Zvicra, atëherë biseda RCS ofrohet dhe kontrata për të është me Jibe Mobile Limited, që ndodhet në 70 Sir John Rogerson’s Quay, Dublin 2, Ireland, dhe në këtë rast zbatohet kjo Përmbledhje e kushteve.